Europa League, arbitri shqiptar drejton sfidën Viktoria Plzeň – Malmö

Të enjten zhvillohen ndeshjet e raundit të dytë në UEFA Europa League dhe takimi Viktoria Plzeň – Malmö do të gjykohet nga arbitri shqiptar Enea Jorgji.

Në krah të tij do të jenë asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florian Lata është përzgjedhur arbitër i katërt. Në dhomën e VAR-it, Jorgjin do ta mbështesë gjyqtari italian Luca Pairetto, së bashku me shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR.

Ndeshja do të luhet të enjten, më 2 tetor, në orën 18:45, në stadiumin “Stadion města Plzně”. m.p.