Last Updated on 04/10/2025 by adminfjala
Igor Tudor e di mirë që një nga rreziqet kryesore përballë Juventusit të tij në ndeshjen e nesërme ndaj Milanit, do të jetë Luka Modriç. Trajneri kroat e njeh mirë pasi ka luajtur përkrah tij për pak vite, ndërsa edhe vetë mesfushori ka treguar se përtej moshës, vazhdon të jetë një futbollist i cili mund të ndryshojë në mënyrë të dukshme fatin e një ndeshje.
“Unë kam luajtur edhe në përfaqësuese me Modriç. Ai ka shkruar historinë për popullin tonë, një lojtar si ai nuk do të lindë kurrë më. Askush nuk i afrohet atij, është dyfishi i kujtdo tjetër.
Kjo gjë që po bën është krejtësisht ndryshe, në moshën 40-vjeçare po luan në këto nivele, unë nuk e kam parë kurrë një gjë të ngjashme. Jam krenar për Modriç. Shpresojmë që nesër të bëjë lojë m***”, tha duke qeshur trajneri i Juventusit para gazetarëve. m.p.
