Denzel Dumfries është shumë pranë largimit nga Interi dhe transferimit te Real Madrid. Klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të mbrojtësit holandez, e cila varion nga 20 deri në 25 milionë euro dhe mund të aktivizohet nga 1 deri më 15 korrik.
Dumfries, i cili mbushi 30 vjeç më 18 prill, u transferua te Interi në verën e vitit 2021 nga PSV për 12 milionë euro. Shitja e tij do t’i siguronte klubit zikaltër një plusvalencë prej afro 15 milionë eurosh.
Paratë e përfituara mund të investohen për afrimin e Marco Palestra, objektivi kryesor për krahun e djathtë.
Ndërkohë, José Mourinho po ndjek edhe rikthimin e Nico Paz në Madrid, duke aktivizuar të drejtën e riblerjes për 9 milionë euro. Trajneri portugez ka shfaqur interes edhe për Alessandro Bastoni dhe Riccardo Calafiori.
Real Madrid po planifikon ndryshime të rëndësishme në skuadër për sezonin e ardhshëm, ndërsa merkatoja po hyn në fazën vendimtare./mxh
