Last Updated on 07/10/2025 by adminfjala
Kompania SIGAL Insurance Group konfirmon edhe njëherëpozicionin e saj si kompania më e madhe dhe më e besuar nëtregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve, sipas raportit 8-mujor të vitit 2025 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Gjatë kësaj periudhe, 13,361 qytetarë dhe biznese kanë përfituarpagesat e dëmeve nga SIGAL, në përputhje me kontratat e tyretë sigurimit.
Kjo përfaqëson 23.53% të totalit të dëmeve të paguara në tëgjithë tregun e sigurimeve, duke e vendosur SIGAL në krye sikompania që mbulon pothuajse një të katërtën e tregut kombëtar.
Pagesat e dëmev janë kryer në kohë rekord, brenda 15 ditësh ngadorëzimi i dokumentacionit të plotë, një standard që pakkompani në rajon dhe në continent arrijnë ta përmbushin, pasi nëshumicën e rasteve pritja zgjat me muaj.
Vetëm në 9 muajt e parë të vitit, SIGAL ka injektuar rreth 11.7 milionë euro në ekonominë shqiptare përmes pagesave tëdëmeve, duke ndihmuar mijëra individë e biznese të rikuperojnëpas humbjeve apo fatkeqësive.
Në sigurimet e jetës, kompania ka mbuluar 42.25% të dëmeve tëtregut, ndërsa në sigurimet e jojetës 22.67%, duke dëshmuarpeshën e saj të qëndrueshme në të dy segmentet.
Në një treg ku besimi dhe korrektësia janë thelbësore, SIGAL mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve nëShqipëri dhe rajon, duke u dalluar për shpejtësi, transparencëdhe përgjegjshmëri ndaj çdo klienti./kb


