Last Updated on 06/10/2025 by adminfjala
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti një sërë shqetësimesh në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme, ku u diskutua projekt-ligji për menaxhimin e mbetjeve.
Tabaku paralajmëroi se drafti i propozuar nga qeveria rrezikon të përsërisë të njëjtat gabime si me modelin e ineneratorëve.
“Ky është drafti i tretë dhe, ndryshe nga sa pretendon qeveria, nuk është konsultuar publikisht. Ne kemi një ligj që vjen pa transparencë dhe pa përfshirje të grupeve të interesit”, u shpreh Tabaku.
Ajo theksoi se sipas progres-raporteve të Bashkimit Europian që nga viti 2020, incenerimi nuk është një metodë e preferuar për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kujtoi se edhe ministri aktual e di këtë shumë mirë, pasi shqetësimet i janë përcjellë prej kohësh nga Brukseli./e.t
