Last Updated on 08/10/2025 by adminfjala
Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, pritet të largohet nga detyra. Burime për media gjithashtu kanë bërë me dije se është gjetur dhe personi që do të zërë vendin e Qatos, dhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare.
Bëhet fjalë për Perlat Vatocin, i cili ka funksionuar si Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Më herët Vatoci ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë e Policisë në Kukës e Gjirokastër.
Altin Qato është emëruar në krye të Policisë Rrugore më tetor të vitit 2021 kur në krye të Policisë së Shtetit ishte Gledis Nano. Në atë kohë Qato zëvendësoi Dhimitraq Ziun.
