Kombëtarja shqiptare e futbollit kreu stërvitjen gjenerale në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit, para ndeshjes Serbi – Shqipëri. Mirëpo në impiant u vu re që organizatorët kishin ‘harruar’ të vendosnin flamurin shqiptar, krah atij serb.
Praktika e UEFA-s dhe FIFA-s është që në stadium vendosen flamujt e dy rivalëve.
Pritet në orët në vijim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhynë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium. m.p.
