Në episodin e dytë të sezonit të pestë të podcastit “Flasim”, Edi Rama ftuar ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala.
Teksa, Sala është shprehur se në shumicën e kohës, infrastruktura është shumë e mirë por nga ana tjetër ajo ka konstatuar problematikë në pjesën menaxheriale të sistemit.
Gjë që dhe kryeministri gjithashtu e përshkroi si boshllëk.
Si përfundim, Evis Sala u shpreh që në spitalet e mëdha si QSUT, drejtori më mirë të mos jetë mjek por të vlerësohet nga ana teknike e menaxhimit.
Evis Sala: Infrastrktura në shumicën e kohës është shumë e mirë, gjithmonë do ketë një strukturë që duhet rinovuar.
Menaxhimi duhet të ketë një ndërhyrje, duhet të ketë një skuadër. Atë që kam vënë re është ajo gjatë këtyre tre javëve është që ka dëshirë.
Edi Rama: Menaxhimi ka një boshllëk dhe historia e menaxhimit është e re. Të menaxhosh këtë lloj sistemi, se është e vështirë që në të gjitha pikat të jesh menaxher…
Prandaj kemi sjellë nga Turqia menaxherë./kb


