Thomas Strakosha është në formë të shkëlqyer. Portieri kuqezi mbrëmë luajti në mënyrë fantastike kundër Serbisë, ndeshje e fituar 0-1.
Gardiani i portës sonë shfaqi refleks të jashtëzakonshëm dhe bëri pritje vendimtare.
Falë kësaj paraqitjeje, Strakosha ka marrë vlerësiin 8,4 nga SofaScore, duke u përfshirë në formacionin më të mirë europian të kësaj jave në kualifikueset e Botërorit.
Në mbrojtje janë përzgjedhur Alibek Kasym i Kazakistanit, Andreas Christensen i Danimarkës dhe Laifis i Qipros. Ndërkohë, mesfusha përbëhet nga Kenzhebek i Kazakistanit, Frederiksberg i Islandës, Joshua Kimmich i Gjermanisë dhe Posch i Austrisë.
Sulmi nuk ka surpriza. Janë përzgjedhur Cody Gakpo i Holandës, Marko Arnautovic i Austrisë dhe Kylian Mbappe i Francës. m.p.
