Last Updated on 15/10/2025 by Kesjana
“Hamasi duhet të heqë dorë nga armët dhe të çmilitarizohet, përndryshe do të shpërthejë ferri”.
Kjo ishte deklarata më e fundit e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me CBS News pas vizitës së Donald Trump në Tel Aviv për të festuar marrëveshjen mbi fazën e parë të planit të tij 20-pikësh për Gazën.
Netanyahu shprehu besim në një fazë tjetër paqësore në marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit, dhe tani që pengjet e gjalla janë liruar, ai deklaroi se hapi tjetër duhet të jetë çmilitarizimi dhe çarmatimi.
Të martën, Trump paralajmëroi se nëse Hamasi nuk çarmatoset, “ne do ta çarmatosim atë”./kb
