Last Updated on 23/11/2026 by EL
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për rrezikun e minimizimit të “kërcënimeve serioze dhe të rënda” me të cilat përballet Izraeli, menjëherë pasi udhëheqësi i opozitës, Gadi Eisenkot, tha se nuk kishte nevojë për veprime të menjëhershme ushtarake kundër Iranit.
“Kushdo që i nënvlerëson ose i minimizon këto kërcënime të menjëhershme, serioze dhe të rënda që na rrethojnë, e bën këtë për arsye politike”, tha Netanyahu në një konferencë për shtyp në parlamentin e Izraelit, në të cilën bëri thirrje për një qeveri uniteti, ndërsa Eisenkot përpiqet të formojë një koalicion të ri qeverisës./et
