Një situatë e pazakontë ka sjellë në vëmendjen e publikut një përplasje të re mes moderatoreve të njohura shqiptare, Kiara Tito dhe Dojna Mema. Shkak është bërë fakti që ato nuk ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, veprim që ka ngjallur reagime dhe interpretime të ndryshme në rrjetet sociale.
E ftuar në një emision televiziv, Dojna Mema zbuloi se kishte vënë re që Kiara e kishte hequr nga “followers”, ndonëse mes tyre nuk kishte pasur asnjë konflikt.
“Nuk e kuptoj pse, por nuk kam ndonjë problem me të”,- u shpreh Dojna Mema.
Në një reagim të menjëhershëm, Kiara Tito, në emisionin “Goca dhe Gra” deklaroi se nuk ka qenë ajo që e ka bërë “unfollow”-in, por në fakt, ka qenë Dojna ajo që e ka hequr. Ajo shtoi:
“Unë nuk bëj karrierë me emrin e të tjerëve”, duke lënë të kuptohet se Mema po kërkonte vëmendje nga emri i saj.
Por saga mes moderatoreve nuk u ndal me kaq. Disa orë pas deklaratës së Kiarës, Dojna publikoi një bisedë me motrën e saj në Instastory, ku tregonte se kishte qenë Kiara ajo që e kishte hequr e para. Ajo theksoi se nuk kishte ndërmend që ta zgjaste më tutje këtë debat në publik, por është gjithmonë e hapur për të dhënë sqarime nëse është nevoja.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, që ndahen mes mbështetjes për njërën ose tjetrën, ndërsa për të tjerë kjo është thjesht një “dramë” e panevojshme mes figurave të televizionit./km
