Last Updated on 15/10/2025 by EL
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pasi u informua për kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj.
Balla tha në një deklaratë për gazetarët se Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet.
“Nuk ka kryer asnjë shkelje dhe s’do shkarkohet. Madje Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. A ka ngelur ndonjë institucion që nuk ka kërkesë për shkarkim? Më thanë që kanë bëtë kërkesë për shkarkimin e Pëllumb Pilinçit. Duan ta shkarkojnë dhe atë”, tha Balla./E.T
