Nga ARTUR AJAZI
Edhe pse Shqipëria ka hapur dhe mbyllur shumëgrupkapituj të negociatave me Bashkimin europian, mendoj se ajo që akoma “çalon” në pragkufirin e madh, mbetet reformimi i klasës politike. Mosmendoni se, duke mbyllur gjithë grupkapitujt enegociatave, Shqipëria do ta ketë të lehtë, të përshtatetme BE me situatën ku ndodhet sot klasa jonë politike. Inatçorë, ambiciozë, hileqarë, naivë, provincialë, shumica e tyre të pakulturuar dhe paqytetëruar, kjoështë pak a shumë rezymeja aktuale, e një pjese të mirëtë klasës sonë politike. Njerëz që në politikë kanë hyrërastësisht, aksidentalisht, nga “dera apo dritarja” e saj, njerëz që kanë ardhur me valixhe druri në Tiranë, dheqë sot posedojnë vila, pallate, miliona euro pasuri. Njerëz që më tepër se të ardhmen e partisë, shoqerisëdhe vendit, shikojnë interesin e xhepit, familjes, farefisit, dhe pronave të tyre. Njerëz që më tepër se karriera e tyre politike, interesohen për rritjen e pasurisë kur kanë dhe kur nuk kanë pushtet, që mëtepër se interesi jetik i fateve të vendit, u intereson mëtepër oborri i vilës tyre. Kjo pra është klasa jonëpolitike, e krijuar jo në “zjarrin e revolucionevedemokratike”, por në zyrat e ish-pushtetit 45 vjeçar, dhe që sot na serviren sikur të ishin “ata që sollënlirinë, demokracinë, zhvillimin”. Më tepër se kurrë, sot klasa jonë politike, ka nevojë urgjente për reformim, skarcim, sakrifikim, vetëlargim. Më tepër se kurrë, ajosot duhet të ndërgjegjsohet dhe të bëjë “katharsis” mesvehtes. Nuk mund të shkohet në Bashkimin Europian, me politikanë rastësorë, me politikanë që të vetmeneksperiancë pune kanë atë të politikanit të korruptuar, të damkosur, të hetuar dhe gjykuar. Nuk të pranonBashkimi Europian, me rekorde kriminale, me dosjepenale, nuk pranon Bashkimi Europian, politikanë tekanjozë, defiçentë, anarshistë, me të shkuar tëpërfolur. E ndërsa e majta e Edi Ramës, mbetet forcapolitike më e rinovuar, me një armatë të madhepolitikanësh të rinj, që premtojnë të ardhme në PartinëSocialiste, e njëjta gjë ka afro 3 dekada që nuk po ndodh tek Partia Demokratike. Partia e Sali Berishës, ka mbetur partia e moçme e mbushur me servilë dhehipokritë, që për “busull” drejtimi kanë kryetarin e përjetshëm, dhe për ideologji njohin vetëm abuziminme pushtetin. Bashkimi Europian nuk mund të pranojëdhe dialogojë me një parti që për drejtues ka njëpolitikan të përfolur, të hetuar dhe nën gjykim. Mburoja e tij e vetme, mbetet partia, beteja e tij e vetme mbetet pushteti. Një parti që nuk vetëpastrohet, është e destinuar të humbasë çdo betejë elektorale. Politika pa moral, mbetet e destinuar të baltosë vehten, dhe të thellojë cinizmin e atyre që e përfaqësojnë./kb
