Last Updated on 16/10/2025 by EL
Qindra në rinj në Rusi dolën në rrugët e Shën Peterburgut me datën 13 tetor, ku me zemërim të madh kërkonin largimin e Vladimir Putin-it nga pushteti.
Protestuesit së bashku me muzikantë të rrugës, kënduan këngë të ndaluara me përmbajtje anti-luftë, sfiduan hapur regjimin.
Ata interpretonin këngën “Co-operative Sëan Lake” të reperit Ivan Alekseev, një artist kritik ndaj pushtimit të Ukrainës, i cili është arratisur në Lituani dhe është shpallur “agjent i huaj” nga autoritetet ruse.
Sloganet dhe vargjet e këngës ishin të drejtpërdrejta dhe tallëse ndaj Putin-it.
“Kur të vdesë cari, do të kërcejmë sërish”, “Plaku është ende i ngjitur pas fronit të tij, si të ishte ende viti 1985”.
Kënga e Alekseev-it është kthyer në një himn të heshtur të rezistencës për një pjesë të rinisë ruse, që refuzon propagandën dhe luftën në Ukrainë.
Titulli i saj luan me fjalën “Liqeni i Mjellmave”, që historikisht është përdorur nga televizioni shtetëror për të mbuluar ndryshimet e papritura politike në kohën e Bashkimit Sovjetik, por aludon edhe për “Liqenin Kooperativ”, një vendpushim i preferuar i elitës së Putinit.
