Last Updated on 16/10/2025 by EL
Me tone ironie, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në sallë.
Ai tha se “mos Rama, ashtu si Begaj, kishte nisur punë pasdite, ‘infermier’ pas Bajromit”, duke iu referuar dypunësimit të kreut të shtetit të denoncuar një ditë më parë nga PD.
“Duke qenë se na duhet të zbatojmë rregulloren, do ju drejtohemi i nderuar’. Marr shkas nga fjala mallëngjyese e ministrit se na bëri ‘Skënderbe’ dhe e kryetarit të grupit që na kujtoi ca tifozë serbë. Pyes një pjesë të tifozerisë tjetër; po kryeministri ku është? Mos ka nisur punë të dytë ‘ Infermier’ pas Bajromit. Dhe e dyta, t’i kthejë përgjigje kryeministrit të Kosovës mbi gjykatën speciale dhe qëndrimet që ka mbajtur, se po e pyet ai që andej.”, tha Korreshi./e.t
