Një konflikt i ndodhur në lagjen numër 15 në Spitallë të Durrësit, ka përfunduar me dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë sherrit, njëri prej personave të përfshirë ka pasur me vete një armë zjarri dhe ka goditur njërin nga të tjerët me tytën e saj.
Forcat e policisë, që ndodheshin pranë zonës kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë situatën nën kontroll dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /K.M

