Ndahet nga jeta kirurgu i njohur korçar, Ahmet Hoxhallari! Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.
Filo e përshkruan Ahmet Hoxhallarin si një kirurg të rrallë, me duar të arta dhe me shpirt njerëzor, i cili shërbeu për vite me pasion e përkushtim.
“Doktor Ahmet Hoxhallari do të mbetet një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të Korçës.
Kirurg i rrallë, me duar të arta dhe shpirt njerëzor, ai i shërbeu me pasion e përkushtim komunitetit të tij. Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të afërmve për humbjen e një njeriu të jashtëzakonshëm!
Lamtumirë, Doktor Ahmeti!
Do të mbetesh përgjithmonë i paharruar!”, shkruan Sotiraq Filo. m.p.
