Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Qipros, të vlefshme për fazën play-out të Ligës së Kombeve.
Këto takime do të përcaktojnë nëse skuadra kuqezi do të mbetet në Ligën B apo do të zbresë në Ligën C për edicionin e ardhshëm.
Nga data 20 tetor, vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin zyrtar, ndërsa trajneri Armir Grima ka publikuar listën me 23 lojtarët e thirrura.
Nga 8 futbolliste të grumbulluara nga kampionati vendas i vajzave, 3 janë nga ekipi i Gramshit, 3 nga Vllaznia, 1 nga Apolonia dhe 1 nga Teuta.
Dy futbolliste vijnë nga skuadra e Mitrovicës, ndërsa pjesa tjetër nga skuadrat e huaja. Grima ka grumbulluar tre portiere, nëntë mbrojtëse, 8 mesfushore dhe tre sulmuese.
Ndeshja e parë do të luhet më 24 tetor në stadiumin ”Antonis Papadopoulos” të Larnakas në Qipro në orën 18:00, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 28 tetor në ”Air Albania” po në orën 18:00./ kb
