Ogerta Manastirliu, Kandidatja e Socialistëve për bashkinë e Tiranës, ka vijuar takimet me qytetarët e kryeqytetit, si pjesë e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Manastirliu gjatë takimeve me qytetarët a dëgjuar problemet dhe shqetësimet që ata kanë. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në llogarinë e tij në rrjetin social “FaceBook”, ku tregohen takimet e kandidates së PS me votuesit e Tiranës. Ai e ka shoqëruar videon me përshkrimin “Ogerta për Tiranën”.
Kujtojmë se Tirana është një nga 5 bashkitë në të cilat priten të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor, varësisht kësaj zgjedhjet për kryeqytetin janë pezulluar pas një ankimimi që ka bërë Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese.
