Qeveria spanjolle ka njoftuar se do t’i propozojë Bashkimit Evropian anulimin e përhershëm të ndërrimit të orës dhe kalimin në orën dimërore, që do të ndodhë fundjavën e ardhshme, duke deklaruar se kjo është një “praktikë e vjetruar”, raportuan sot mediat spanjolle.
Siç u tha, ky ndryshim nuk kontribuon më në kursimin e energjisë dhe gjithashtu shkakton pasoja negative për shëndetin, raportoi TV Rtve. Në një video të postuar në Platformën X, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tregoi se “ndryshimi i orës dy herë në vit nuk ka më kuptim”, kështu që Spanja do të propozojë heqjen e kësaj praktike.
“Në të gjitha sondazhet që kemi kryer, shumica e spanjollëve dhe evropianëve janë kundër lëvizjes së akrepave të orës. Për më tepër, shkenca na tregon se kjo nuk kursen më energji dhe se prish ritmin biologjik dy herë në vit”, shpjegoi Sanchez./kb
