Të dy klubet e mëdha të Milanos, Interi dhe Milani, po tregojnë interes për të nënshkruar me Kim Min-jae. Sa i përket lojtarit, ai mbetet i përkushtuar dhe po punon shumë për të rifituar vendin e tij te Bayern.
Trajneri Kompany nuk i beson aq sa duhet mbrojtësit dhe pritet që Bayern ta shesë në merkaton e verës. Gjasat janë që të shitet tek Interi, sepse Milani vështirë se përballon një mbrojtës për 40 mln euro në këtë periudhë. m.p.
