Rusia ka testuar me sukses një raketë të re me kapacitet bërthamor, e pajisur me motor bërthamor, e quajtur Burevestnik.
Kështu ka njoftuar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov, në një raport drejtuar presidentit Vladimir Putin, shkruan Reuters.
Putin, i veshur me uniformë ushtarake në pamjet e publikuara të dielën, 26 tetor, deklaroi se testet thelbësore të Burevestnik tashmë kanë përfunduar, ndërsa urdhëroi që të nisë faza përfundimtare para vendosjes operative të raketës.
Raketa, e njohur në NATO me emrin SSC-X-9 Skyfall, është pjesë e arsenalit të armëve “të gjeneratës së re” që Rusia pretendon se e vendosin atë përpara çdo fuqie tjetër bërthamore.
Me këtë test, Moska sinjalizon një tjetër përshkallëzim në garën globale të armëve strategjike, ndërkohë që tensionet me Perëndimin mbeten të larta për shkak të luftës në Ukrainë./kb
