Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, kësaj here ka “shpërthyer” ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke e akuzuar këtë institucion se prej gjashtë vitesh po i shërben qeverisë dhe nuk ka guxuar asnjëherë të përmende apo të hetojë kryeministrin Edi Rama.
Sipas Murrizit, drejtësia e re është kthyer në një strukturë të nënshtruar ndaj pushtetit dhe vepron vetëm kundër atyre që nuk janë më pjesë e tij.
Në reagimin e tij në “Facebook”, Murrizi kujton se në periudhën 2019-2022, kur SPAK drejtohej nga Arben Kraja, nuk ka pasur asnjë rezultat real në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes. Ai e cilëson këtë periudhë si një fazë ku institucionet e drejtësisë janë marrë me çështje të ogla dhe arrestime simbolike, ndërsa kanë shpenzuar miliona euro për tendera, përfshirë edhe për rikonstruksionin e godinës që ishte ndërtuar vetëm pak vite më parë.
“Ne 3 vitet e para 2019-2022 SPAK i drejtuar nga enverist Kraja ish hetues i komunizmit me shkoll partie dhe ish kandidati per deputet i 31 marsit 1991 nga rinia komuniste ne aspektin hetimor u mor vetem me autokombanjer Bektashin arrestoi me letra 9 her Fatos Tushen, Shukriun pse ju grisen breket dhe Prof Edvin Priftin, ndersa ne aspektin tekniko-ndertimor beri nje tender ne janar 2020 rreth 8 milion euro per te rikonstruktuar godinen qe nuk kishte as 3 vjet qe ishte ndertuar nga BE”, shkruan Murrizi. (Postimi i paredaktuar)
Më tej, Murrizi është ndalur te “epoka” e Altin Dumanit duke theksuar se sërish situata nuk ka ndryshuar. Sipas tij, veprimet e këtij institucioni janë selektive dhe të orientuara politikisht, duke goditur vetëm individë që kanë dalë nga vija e partisë në pushtet
Murrizi përmend si raste të mbetura pa përgjigje aferat me koncesionet, faljet e pronave për investitorë strategjikë, projektet infrastrukturore me kosto të fryra, portin e Durrësit, aeroportin e Vlorës, tenderat e pandemisë, fondet e rindërtimit pas tërmetit, si dhe projektet energjetike me vlera të mëdha. Të gjitha këto, sipas tij, kanë një emër të përbashkët: Edi Rama.
“Per çdo afer tjeter korruptive, falje te prones se Shqiptareve investitoreve strategjik, konçensionet plot vjedhje, tunelet me vlere marramendese, anijet rrangall te Bangladeshit te Yri Kimetes, falja e portit te Durresit, tentativa per te fal Sazanin, aeroporti i Vlores, gjoba 100 milion euro e falur e Bankersit, fondet 230 milion euro te Krifces, 1,5 miliard euro te rindertimit nga termeti, mbi 300 tendera me vlere mbi 2 miliard euro te pandemis, mbi 1 miliard euro fonde peshqesh te AKSHIT qe ua jep miqvve dhe familjareve, parku voltarik i porto romanos, parku fotovoltarik ne Remas-Libofshe, dhe çdo rruge e ndertuar me vlere sa 2 apo 3 fishi i çmimeve qe ndertohen rruget ne çdo vend te BE ka vetem nje emër”, shkruan ish-deputeti, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme se nuk ka pasur dhe nuk ka as guximin dhe as vullnetin për të hetuar kryeministrin dhe se e trajton atë si një figurë të paprekshme. m.p.
