Për herë të parë që nga sulmi i 7 tetorit 2023, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka vendosur që gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Izraelin jugor do të hiqet.
Sipas gazetës “Times of Israel”, situata e veçantë i ka lejuar Komandës së Brendshme të ushtrisë të kufizojë tubimet dhe të mbyllë zona të caktuara. Ajo u shpall mëngjesin e 7 tetorit në të gjithë vendin, por që atëherë ka mbetur në fuqi vetëm në jug. Urdhri do të skadojë nesër dhe, për herë të parë në më shumë se dy vjet, nuk do të ketë “situatë të veçantë” aktive në Izrael.
