Në epokën e telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale, edhe pushimi nuk është më ai që ishte dikur. Sipas një studimi të Global Web Index, mbi 70% e njerëzve kontrollojnë telefonin brenda pesë minutave pasi zgjohen, dhe pothuajse gjysma e tyre e bëjnë këtë edhe gjatë pushimeve apo darkave me familjen.
Ekspertët e kulturës dixhitale thonë se ky “pushim me ekran” po zëvendëson kohën e qetësisë reale. Udhëtimet, kafenetë, madje edhe momentet intime po shndërrohen në përmbajtje për t’u ndarë online — një mënyrë e re për të “pushuar”, por që shpesh na lodh më shumë sesa na çlodh.
Megjithatë, një numër në rritje njerëzish po përpiqen t’i rikthehen “pushimit të vërtetë”: ditë pa telefona, udhëtime pa postime dhe momente që mbeten vetëm në kujtesë, jo në galeri.
Psikologët e quajnë këtë “detoks digjital” — një trend që po fiton terren dhe që, sipas tyre, mund të na ndihmojë të rigjejmë lidhjen me realitetin përreth nesh.
Në fund, duket se luksin më të madh të shekullit XXI nuk e përfaqësojnë më pushimet luksoze, por aftësia për të fikur ekranin./ KM
