Një ditë pasi kreu demokrat Sali Berisha shprehu gatishmërinë për t’u ulur me kryeministrin Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën, kreu i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit. Ai akuzoi Berishën se ka shembur Kushtetutën dhe tha se është fajtor për humbjen e PD-së.
Sipas tij me këtë kod zgjedhor PD dhe e djathta nuk vjen kurrë në pushtet.
“Nëse marrim rezultate e zgjedhjeve nga 91 ne nuk i fitojmë kurrë zgjedhjet si e djathtë. Ne edhe në Shkodër që kemi bastion tonin kemi humbur. Nuk bëhet fjalë për fitore të së djathtës me këtë kod zgjedhor. Dy qarqe në jug të vendit përcaktojnë rezultatin përjetësisht të së djathtës. Kurrë nuk fitojmë ne, se e nisin me 13 mandate plus”. /K.M
