Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Paris ku mori pjesë në Forumin e Paqes.
Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga pritja e presidentit francez Emmanuel Macron në Pallatin Elize ku u zhvillua darka zyrtare.

“Palais de l’Élysée, Për darkën zyrtare me Presidentin Macron, me të ftuarit e nderit të Paris Peace Forum”, shkruan Rama. /K.M
