Modelja Angela Martini, është sërish beqare. Ajo ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, producenti dhe aktori i njohur rumun, Drago Savulescu, duke i dhënë fund një martese që zgjati shtatë vite.
Martini ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Los Anxhelosit të enjten, sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, Angela liston 24 tetorin si datën e ndarjes dhe si arsye të ndarjes ajo përdor frazën standarde “dallime të papajtueshme”.
Nga kjo martesë 7 vjeçare, Angela dhe Drago kanë një djalë sëbashlu, Kyree Martini Savulescu , 3 vjeç dhe modelja po kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike. Në dokumentin e paraqitur në gjykatë Angela i k theksuar se martesa e tyre ka filluar në dhjetor të 2017, dhe oër këtë arsye ajo kërkon edhe që ish-bashkëshorti i saj t’i paguajë pension bashkëshortor.
Lajmi për ndarjen ka ardhur si befasi për publikun dhe ndjekësit e çiftit, të cilët vetëm pak javë më parë kishin parë Angelen dhe Dragon duke shijuar pushime luksoze në Evropë. As Angela Martini dhe as Drago Savulescu nuk kanë bërë ende deklarata publike rreth ndarjes. m.p.
