Yll Limani duket se ka një problem të papritur për të zgjidhur mes emocioneve të koncertit të madh në Londër dhe kthimit në Kosovë. Këngëtari ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se i ka humbur pasaportën, ndërsa udhëtimi i kthimit është planifikuar për ditën e nesërme.
Artisti, i cili sonte do të ngjitet në skenë për koncertin e titulluar “Thirrëm sot ose nesër”, e ka ndarë situatën me ndjekësit në një mënyrë mjaft humoristike, duke lënë të kuptohet se shqetësimi i radhës është se si do t’ia tregojë lajmin menaxherit të tij, Bonartit.
“Qysh mi tregu Bonartit qe m’ka hup pasaporta e neser kena mu kthy n’Kosove”, ka shkruar Ylli në videon e publikuar, duke e kthyer një situatë potencialisht stresuese në një moment që ka shkaktuar të qeshura në rrjet./mxh
