Last Updated on 25/10/2026 by Anisa
Pas protestës së djeshme, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe gjatë ditës së sotme.
Protesta e radhës pritet të zhvillohet pranë Ministrisë së Arsimit, rreth orës 14:00. Ende nuk dihet se në cilat zona do të vijojë tubimi pas nisjes së tij dhe si do të zhvillohet lëvizja e protestuesve në vijim.
Gjatë protestës së djeshme, situata u përshkallëzua në disa zona të kryeqytetit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.
Për shkak të situatës, disa persona u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve të bëra publike nga bluzat e bardha, një nga rastet më të rënda ishte ai i 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon Vishkulli, i cili dyshohet se u godit nga policia me plumb gome në sy gjatë protestës./ad
