Last Updated on 01/11/2025 by EL
Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”.
Një Shqipëri me mundësi për njerëzit e saj, sipas Spiropalit, është potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE-në.
Postimi i plotë:
🇦🇱🇩🇰 E ftuar në Universitetin e Kopenhagenit, ku theksova se rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë, të zhvilluar, të hapur, konkurruese, moderne, me mundësi për njerëzit e saj, si potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE.🇪🇺








