Shpesh themi “nuk kam kohë”, por e keni menduar ndonjëherë se si e përjeton trupi ynë kohën? Shkenca ka zbuluar disa fakte surprizuese që tregojnë se ora biologjike është shumë më komplekse sesa duket.
Zemra ndjek ritmin e dritës
Trupi ynë është i lidhur me ciklin e diellit. Zemra rreh më shpejt në mëngjes dhe ngadalësohet gjatë natës, sepse drita e diellit aktivizon prodhimin e hormoneve të energjisë.
Ora 3:00 e mëngjesit është “koha e ankthit”
Shumë njerëz zgjohen në këtë orë pa ndonjë arsye. Sipas studiuesve, kjo është periudha kur kortizoli (hormoni i stresit) fillon të ngrihet, duke ndikuar në mendimet ankthioze.
Trupi plaket ndryshe gjatë ditës
Një studim britanik tregoi se qelizat tona janë më “të reja” paradite dhe tregojnë më shumë shenja lodhjeje pasdite. Prandaj, lëkura dhe muskujt rikuperohen më mirë gjatë gjumit.
Koha perceptohet ndryshe sipas emocioneve
Kur jemi të lumtur, koha duket sikur fluturon. Kur jemi të stresuar, ajo “zvarritet”. Truri ynë mat kohën në bazë të emocioneve, jo sekondave të orës.
Kujtesa e trupit është më e saktë se ajo e mendjes
Trupi “mban mend” oraret, madje edhe kur s’e mendon vetë. Prandaj ndihesh i uritur çdo ditë në të njëjtën orë, edhe pa parë orën./KM
