Last Updated on 05/11/2025 by David
Luis Diaz mbrëmë ishte ylli i padiskutueshëm në “Parc des Princes”, duke shënuar dy gola në fitoren e Bayern Munich ndaj PSG-së në Ligën e Kampioneve.
Por nata e kolumbianit u shndërrua në një makth pak para përfundimit të pjesës së parë, ku u largua nga fusha me të kuq për një ndërhyrje brutale ndaj Achraf Hakimit, i cili u detyrua të largohej nga fusha duke qarë. Që atëherë, sulmuesi bavarez ka qenë shënjestër e një breshërie kritikash dhe fyerjesh në rrjetet sociale, pavarësisht mbështetjes publike të klubit të tij.
Ish-lojtari i Liverpool, i cili qëndroi i heshtur pas ndeshjes, më në fund e theu heshtjen me një mesazh të postuar në Instagram: “Ishte një natë plot emocione. Futbolli na kujton gjithmonë se çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta, më e mira dhe më e keqja. Jam i trishtuar që nuk munda ta përfundoj ndeshjen me shokët e mi të ekipit, por jam krenar për përpjekjen e tyre të jashtëzakonshme. I uroj Hakimit një rikthim të shpejtë në fushë.”/ D.C
