Një aksident me një viktimë është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”. Policia bën me dije se një kamion ka përplasur një këmbësor.
Fatkeqësisht këmbësori 70-vjeçar nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Policia shton se me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet procedurale. Gjithashtu vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
“Cërrik/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia./ K.M
