Një studim i kryer nga Harvard T.H. Chan School of Public Health ka zbuluar se tre ndryshime të vogla në stilin e jetës mund të reduktojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 2 me deri në 31%.
Sipas kërkimit, kombinimi i dietës mesdhetare, kufizimi i kalorive dhe aktiviteti fizik i përditshëm përbëjnë formulën më të suksesshme për parandalimin e kësaj sëmundjeje që po përhapet me shpejtësi në gjithë botën.
Në studim morën pjesë mbi 6.000 persona për gjashtë vjet, dhe rezultatet treguan se ata që ndoqën këtë mënyrë jetese kishin peshë më të qëndrueshme, nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe metabolizëm më të mirë.
Ekspertët theksojnë se nuk mjafton vetëm të “përpiqesh të hash shëndetshëm” — por të ndjekësh një plan të mirëfilltë, me mbështetje mjekësore dhe disiplinë ditore. Një ecje e shpejtë prej 30 minutash në ditë dhe shmangia e ushqimeve të përpunuara janë hapat e parë më të rëndësishëm për çdo person që kërkon të shmangë diabetin./KM
