Pas 16 fitoreve rresht në këtë sezon, Bayern Munich është ndalur në barazim 2-2 në transfertën ndaj Union Berlin, e vlefshme për javën e 10-të në Bundesligë.
Vendasit gjetën të parët golin në minutën e 26-të me Danilho Doekhi, i cili shënoi pas një skeme të bukur nga goditja e këndit dhe mbi të gjitha përfitoi nga mungesa e vëmendjes së Manuel Neuer, që padyshim mund të bënte më mirë.
Barazimi do të vinte në minutën e 37-të, ku Luis Diaz do të shënonte një gol shumë të bukur në këndore, pas kombinimit me Stanisic. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Goli i avantazhit për vendasit do të vinte në minutën e 82-të, ku Danilho Doekhi do të shënonte sërish, këtë herë pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit. Ishte Harry Kane në minutat shtesë që shpëtoi Bayern nga humbja, duke shënuar me kokë pas krosimit të Tom Bschof.
Pavarësisht këtij barazimi, Bayern Munich mban vendin e parë me 28 pikë. Union Berlin renditet në vendin e 10-të me 12 pikë. m.p.
