Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Ambasadorja e Francës, Catherine Suard në një prononcim ka vlerësuar punën e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Suad është shprehur se SPAK është rezultati emblematik i Reformës në Drejtësi. Ambasadorja theksoi se SPAK tashmë është kthyer në një partner me sistemet e huaja të sigurisë, informacionit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.
Më tej, Ambasadorja e Francës tha se rezultati i jashtëzakonshëm i SPAK varet dhe nga personalitetit që ka në krye duke shpresuar që pasardhësi i tij të vazhdojë në të njëjtën rrugë.
“SPAK është rezultati emblematik i Reformës së Drejtësisë në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë.
Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.
Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK, ka deklaruar Ambasadorja e Francës Catherine Suard.
