Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një prononcimi nga Korça, vlerësoi raportin e fundit të Komisionit Europian mbi progresin e Shqipërisë drejt standardeve të BE-së.
Suard e cilësoi raportin shumë pozitiv, duke nënvizuar progresin e bërë deri tani, por theksoi se sfidat mbeten në zbatimin e reformave dhe ligjeve. Ajo shtoi se për të arritur objektivat e vendit, është e nevojshme angazhimi i të gjithë klasave politike dhe të parlamentit.
“Është një raport pozitiv që tregon progresin e paprecedentë të Shqipërisë. Por përtej teksteve ligjore, duhet të sigurohemi se reformat zbatohen realisht dhe ndikojnë tek qytetarët dhe aktorët ekonomikë. Jam e sigurt se Shqipëria mund të arrijë objektivat e saj, por kjo kërkon kontributin e të gjithëve”, tha ambasadorja./ MXH
