Milan Vukashinoviç ndodhet në gjendje të rëndë në një spital në Nish, pas një sulmi në fshatin Jelakce brenda territorit të Kosovës. Avokati i tij, Ivan Niniç, akuzon strukturat serbe të sigurisë për rrëmbimin dhe kërkon sqarime nga Beogradi.
Institucionet e Kosovës konfirmojnë se sulmi është kryer nga disa persona të maskuar, ndërsa mediat serbe e paraqesin Vukashinoviçin si “spiun të Kosovës”. Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa avokati ka depozituar kallëzim penal dhe paralajmëron se situata mund të dalë jashtë kontrollit.
“Ata e rrëmbyen dhe e çuan në Serbi. Fjala është për një veprim të organizuar nga strukturat serbe të sigurisë,” tha avokati.
Pas publikimit të këtyre informacioneve, Niniç ka marrë kërcënime nga një grup i dyshuar lidhur me strukturat serbe./ MXH
