Në debatin për gjininë, Elton Ilirjani i qëndron mendimit se ka vetëm dy: mashkull dhe femër. Ai vetë thotë qartazi se është mashkull. Sipas tij, çështja e gjinisë është kthyer në një çështje politike dhe lufta më e madhe e komunitetit LGBT ka qenë që të pranohen si të barabartë për të drejtat.
Transgjinorët, shpjegon Ilirjani, janë persona që e ndryshojnë gjininë nga mashkull në femër e anasjelltas përmes ndërhyrjes. Sigurisht, kjo gjini e zgjedhur nuk është e përcaktuar nga natyra dhe kjo ka krijuar përçarje edhe mes vetë komunitetit. Ilirjani thotë se ka një tejkalim në atë sesi i janë qasur shoqërisë./ K.M
