Fitorja ndaj Andorrës për kuqezinjtë është një detyrim për të realizuar ëndrrën tonë që është sigurimi i vendit të dytë në grup ku ne jemi aktualisht, një pozicion që përkthehet me kalimin në play off-in e Botërorit 2026.
Aktualisht Shqipëria është në vendin e dytë në grup me një pikë më shumë se Serbia e cila paralelisht me ndeshjen tonë në Andorra, do të luaj në Wembley përballë kryesuesëve të grupit të Anglisë. Kjo diferecë kaq e ngushtë dhe detyrimi që kemi vetëm për fitoren atje, padyshim që rrit presionin tek skuadra jonë edhe pse do të luajmë me skuadrën e fundit të grupit e cila në 7 ndeshjet që ka zhvilluar ka humbur gjashtë dhe ka barazuar vetëm një.

