Një ekip gjenetistësh nga SHBA dhe Australia ka arritur të rikrijojë pjesë të ADN-së së mamuthit të leshtë, një specie që u zhduk rreth 4 mijë vjet më parë. Duke përdorur teknologjinë CRISPR, ata futën fragmente të ADN-së së mamuthit në qeliza elefanti aziatik, që është pasardhësi më i afërt i tij.
Sipas studiuesve, ky është një hap drejt “de-ekstinksionit” – procesit të rikthimit të specieve të zhdukura në jetë. Qëllimi nuk është krijimi i mamuthëve për muze apo shfaqje, por për të ndihmuar në ruajtjen e ekosistemeve arktike.
Këto kafshë, nëse rikthehen, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në balancimin e klimës duke ndihmuar në ngadalësimin e shkrirjes së akullit në Siberi. Edhe pse projekti mbetet në fazë eksperimentale, shkencëtarët e quajnë atë një nga zbulimet më të guximshme të shekullit./ K.M
