Ylli i Squid Game, O Yeong-Su, është liruar nga akuzat për sjellje të pahijshme seksuale nga një gjykatë në Korenë e Jugut. 81-vjeçari u akuzua në vitin 2022 për sulm seksual ndaj një gruaje dy herë. Akuzat thoshin se ai e përqafoi gruan dhe e puthi në faqe kundër vullnetit të saj.
Z. O u shpall fajtor në vitin 2024 dhe iu dha një dënim me tetë muaj burgim me kusht, por tha se do të apelonte kundër vendimit.
Një gjykatë e rrëzoi dënimin e tij, duke thënë se ai kishte ndjekur kurse mbi dhunën seksuale dhe duke sugjeruar se kujtesa e viktimës së supozuar mund të ketë qenë “e shtrembëruar”, duke marrë parasysh se sa kohë më parë ndodhi incidenti.
Sulmet e dyshuara ndodhën në vitin 2017 kur z. O po qëndronte në një zonë rurale për një shfaqje teatrale.
Z. O u bë i famshëm ndërkombëtarisht pasi luajti në filmin “Squid Game”, një dramë distopike ku njerëzit garojnë në versione vdekjeprurëse të lojërave tradicionale për fëmijë.
Në vitin 2022, ai u bë aktori i parë koreano-jugor që fitoi një çmim Golden Globe për aktorin më të mirë mbështetës në një serial, pas performancës së tij në sezonin e parë të trillerit të Netflix që kryesoi klasifikimet./ MXH
