Last Updated on 11/11/2025 by EL
Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur këtë të martë në Rinas, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një person dhe kanë plagosur një tjetër.
Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës./e.t
