Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me atentatin pranë Aeroportit të Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, mik i Emiliano Shullazit ndërsa u plagos shoku i tij, Muçi Shaljani.
Gazetari Ferdinand Dervishi thekson se ky atentat vërteton rrëzimin e një perandorie, atë të Shullazit dhe ngritjen e një perandorie tjetër, atë të policisë me krimin e organizuar.
Ferdinand Dervishi thekson se shkrirja e policisë me krimin është pritshmëri e pashmangshme ose pjellë e ndarjes së pushtetit të politikës me krimin.
Statusi i Dervishit në rrjete sociale
Ngjarja në Rinas vërteton…
1- Rrëzimin e një perandorie dhe ngritjen e një tjetër perandorie krimi
2- Shkrirjen në një të strukturave të policisê me krimin e organizuar
3- Shkrirja e policisë me krimin – pritshmëri e pashmangshme ose pjellë e ndarjes së pushtetit te politikës me krimin. m.p.
