Last Updated on 11/11/2025 by Monika
Është prezantuar ditën e sotme drejtori i ri i emëruar në IEVP Durrës (burgu i Durrësit), Indrit Cërrloj, i cili deri më tani ka mbajtur pozicionin e të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Durrës.
Më herët këtë pozicion e ka mbajtur si i komanduar, Edmond Llabani.
Cerloj ka mbajtur më përpara poste drejtuese, i njohur dhe si përfaqesuës i Partise Socialiste në Durrës, ndërsa më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës.
Emërimi i tij vjen në vazhdën e ndryshimeve të muajve të fundit që janë bërë në drejtuesit e institucioneve në Durrës.
Rienergjizimi që Kryeministri Rama la si detyrë për strukturat lokale të Durrësit, deri më tani është reflektuar kryesisht në lëvizje pozicionesh brenda drejtuesve ekzistues, por jo në prurje të reja me figura të reja apo të panjohura më herët./MXH
