Indrit Tuci ka folur në prag të ndeshjes me Andorrën. Ai deklaroi se nuk do ta nënvlerësojnë dhe se shpreson te fitorja. Ndër të tjera u shpreh i lumtur për rikthimin te Kombëtarja.
“Ndjehem shumë mirë që u riktheva në Kombëtare sepse është një arritje e madhe për çdo futbollist që të jetë pjesë e Kombëtares, sidomos kur kemi mundësi edhe më shumë për t’u futur në Botëror. Do të jap maksimumin tim, çunat më pritën shumë mirë edhe shpresoj të bëjmë mirë këto dy ndeshje. Atmosfera më duket shumë e mirë, të gjithë shoqërohemi me njëri-tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për Andorrën. Për momentin po mendojmë vetëm për të dhe më pas për Anglinë. Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata dhe shpresoj që dëshirat që ka trajneri t’i realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë”, tha sulmuesi i cili aktivizohet aktualisht në Turqi, shkruan A2.
Sipas tij, “më e rëndësishme është ndeshja e parë me Andorrën”.
“Nuk duhet t’i nënvlerësojmë sepse kanë lojën e tyre që nuk i pëlqen asnjë ekipi. Ata mbrohen dhe qëllimi i tyre është që të mos pësojnë gol dhe shpresojmë që të arrijmë të fitojmë ndeshjen e parë dhe për të dytën do të flasim më tej”, deklaroi Tuci për FSHF. m.p.
