Në botën moderne ku ritmi i jetës është i shpejtë, shumë njerëz nënvlerësojnë rëndësinë e gjumit. Por kërkimet e fundit tregojnë se gjumi është një faktor vendimtar për peshën trupore dhe shëndetin e përgjithshëm. Një studim i National Sleep Foundation tregon se personat që flenë më pak se 6 orë në ditë kanë 45% më shumë gjasa të shtojnë peshë krahasuar me ata që flenë 7–8 orë.
Kur trupi nuk pushon mjaftueshëm, rritet niveli i hormonit grelin, i cili stimulon ndjenjën e urisë, ndërsa bie prodhimi i leptinës, hormonit që sinjalizon ngopjen. Kjo sjell dëshirë për ushqime të pasura me karbohidrate dhe sheqer. Një tjetër efekt është ngadalësimi i metabolizmit, që e bën trupin më pak efikas në djegien e kalorive.
Ekspertët këshillojnë të krijohet një rutinë gjumi me orare të qëndrueshme, shmangien e pajisjeve elektronike para fjetjes dhe konsumimin e një darke të lehtë, pa shumë yndyrna. Gjumi cilësor, përveçse ndihmon në mbajtjen e peshës ideale, përmirëson kujtesën, humorin dhe funksionet imunitare./ K.M
