Last Updated on 14/11/2025 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se problemi me gjendjen e kopshteve në Tiranë vjen për shkak të rritjes së popullsisë, që sipas tij rritet më shpejt se mundësitë për të ndërtuat kopshte të reja.
Në fjalën e tij gjatë një dëgjese me qytetarët e njësisë nr. 2 në kryeqytet, Rama u shpreh se e gjithë situata është krijuar kryesisht për shkak të raportit të hapësirave publike që janë pronë e shtetit.
“Problemi në kopshtet është se po rritet popullsia në Tiranë. Rritet më shpejt se mundësitë. Por mbi të gjitha për shkak të gjendjes pronë-shtet. Ne, fatmirësisht, pas një përpjekje dhjetëra vjeçare po arrijmë të imponojmë hapësirën publike, ku pavarësisht titullit të pronësisë, nuk mundet dot të zaptohet e rrethohet, as të përdoret për aktivitete të tjera sepse është në shfrytëzim të komunitetit”,-tha Rama.
